Bota

BE planifikon të vendosë në listën e sanksioneve të dashurën e Putinit

6 Maj 2022, 07:37 Nga DOSJA
BE planifikon të vendosë në listën e sanksioneve të

RUSI- Bashkimi Europian planifikon të vendosë sanksione ndaj Alina Kabaeva, që përflitet prej kohësh si e dashura e Vladimir Putinit. Sipas The Guardian, dy burime thanë se BE-ja ka propozuar sanksione ndaj Kabaeva, një ish-gjimnaste olimpike, e cila më herët është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga vendet Perëndimore. 

Patriarkut Kirill, kreu i kishës ortodokse ruse është sanksionuar gjithashtu. Ai është një aleat prej kohësh i Kremlinit, i cili ka dhënë bekimin e tij për luftën në Ukrainë.

Kabaeva dhe Kirill janë dy nga dhjetëra personat që do të përballen me një ndalim udhëtimi në BE dhe ngrirje të aseteve sipas listimeve të reja që diskutohen nga vendet anëtare, duke iu bashkuar më shumë se 1000 rusëve të sanksionuar. Emrat e rinj ende duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare të BE-së.

Zyrtarët e BE-së po synojnë gjithashtu familjen e ngushtë të sekretarit të shtypit të Putinit, Dmitry Peskov, i cili u sanksionua në një raund të mëparshëm. Gruaja e Peskov, Tatiana Navka, do t’i shtohej listës për shkak të bashkëpronësisë së saj në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.

Vajzat e Peskov, Nikolay Peskov thuhet sipas BE-së  se përdor paratë e babait të tij, ndërsa Elizaveta Peskova, thuhet seka jetuar një mënyrë jetese luksoze falë lidhjeve të babait të saj.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota alina kabaeva patriarkut kirill sanksione ndaj rusise sanksione ndaj te dashures se putinit alina kabaeva patriarkut kirill sanksione ndaj rusise sanksione ndaj te dashures se putinit

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2022, 07:09

8 orë gjumë janë mjaftueshëm? Mendohuni sërish

Shumica prej nesh e kanë përvetësuar këtë rregull: Një natë e plotë me gjumë do të thotë tetë orë për të rriturit. Por kjo mund të mos jetë më e vërtetë, pasi n...