Bota

Ministrja gjermane: Do t’i dhurojmë Ukrainës shtatë altileri vetëlëvizëse

6 Maj 2022, 10:11 Nga DOSJA
Ministrja gjermane: Do t’i dhurojmë Ukrainës shtatë

GJERMANI- Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht ka thënë se Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës shtatë tanke vetëlëvizëse. Qeveria gjermane ka qenë nën presionin e aleatëve europianë për të mbështetur  Ukrainën me armë dhe vetëm në fund të muajit të kaluar ajo njoftoi se do ti dhuronte Ukrainës tanke Gepard.

Sipas BBC, shumica e armëve të rënda që vendet e NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani janë armë të prodhuara nga sovjetikët, por SHBA dhe disa aleatë të tjerë kanë filluar të furnizojnë Kievin me armë perëndimore. Sistemet e artilerive të rënda që do të dërgohen në Ukrainë quhen ‘Panzerhaubitze 2000’. Ushtria gjermane i përshkruan ato si ndër altileritë më modernet në botë, kështu që 20 ushtarë ukrainas duhet të stërviten përpara se të dërgohen. 

LAJMI I KRYESOR:LUFTA/ Rusia s’ndalon sulmin në Azovstal, evakuuime në Mariupol, Guterres: Peisazhe ferri

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota gjermania i dhuron ukraines altileri lufta ukraine-rusi gjermania i dhuron ukraines altileri lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll