Bota

Infeksioni që po merr jetë! Pse Candida Auris krijon panik? Gjysma e pacientëve vdesin…

6 Maj 2022, 09:11 Nga DOSJA
Infeksioni që po merr jetë! Pse Candida Auris krijon panik? Gjysma e

GREQI-  Infektologu Nikos Sypsas ka folur për rrezikun e ri që i kanoset qytetarëve nga kërpudha helmuese “Candisa Auris”, e cila së fundmi  është përhapur dhe në Greqi. Sipas mediave greke, ky infeksion ka zbarkuar edhe me parë në Greqi, por ende nuk ka shifra të sakta lidhur me vdekshmërinë që shkakon.

“Ky lloj nuk është i ri, ne e dimë që në vitin 2009, për herë të parë është shfaqur në Japoni. Vitet e fundit ka patur përhapje në disa shtete është një sforcim agresiv dhe identifikimi duhet bërë shpejt, për të marrë trajtimin që i duhet pacientit për ta përballuar. Ne këtu në Greqi nuk kemi përqindje të sakta, jashtë ka përqindje shumë të larta, 6 nga 10. Por nëse identifikimi bëhet shpejt, gjithçka shkon mirë,”-tha ai.

Kërpudhat Candida Auris, janë të rezikshme dhe shkaktojnë infeskione si myk. Infeksioni ka marrë përmasa epidemiologjike dhe është identifikuar si një nga kërcënimet më serioze për mjekësinë moderne nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Deri më tani mendohet se ky lloj infeksioni ka vrarë 617 pacientë në 12 shtete duke shkaktuar dhe panic pasi pothuajse gjysma e pacientëve të infektuar me C. auris nuk mbijetojnë. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve ka përshkruar tre arsye kryesore për shqetësimin në rritje: C. auris është e vështirë për t’u zbuluar dhe trajtuar.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni candida auris greqi nikos sypsas candida auris greqi nikos sypsas

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2022, 07:09

8 orë gjumë janë mjaftueshëm? Mendohuni sërish

Shumica prej nesh e kanë përvetësuar këtë rregull: Një natë e plotë me gjumë do të thotë tetë orë për të rriturit. Por kjo mund të mos jetë më e vërtetë, pasi n...