Bota

Video/Jen Psaki emocionohet duke uruar sekretaren e re të shtypit të Shtëpisë së Bardhë

6 Maj 2022, 07:18 Nga DOSJA
Video/Jen Psaki emocionohet duke uruar sekretaren e re të shtypit të

SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, ka mirëpritur Karine Jean-Pierre, e cila do të marrë rolin e sekretares së re të shtypit në podiumin e dhomës së informimit. Sipas Dailymail, në video duket teksa Psaki prezanton Jean-Pierre ajo emocionohet, e përlotur shprehet se ajo do të jetë personi i parë me ngjyrë dhe nga komuniteti i LGBT e cila do të marë këtë pozicion.

“Unë thjesht dua të shfrytëzoj rastin për të përgëzuar mikeshën time, kolegen tim, Karine Jean-Pierre, sekretaren e ardhshme të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.Ajo do të jetë gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë i hapur LGBT që do të shërbejë si Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Përfaqësimi ka rëndësi dhe ajo do t’u japë zë shumë njerëzve, por gjithashtu do t’i bëjë shumë të ëndërrojnë për atë që është me të vërtetë e mundur”, tha sekretarja e shtypit Psaki.

Shtëpia e Bardhë, dje ka njoftuar se sekretarja aktuale e shtpit Jen Psaki, do të largohet më 13 maj dhe sekretarja e re është Karine Jean-Pierre. Ajo është sekretarja e parë me ngjyrë dhe nga komuniteti i LGBT.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota jen psaki karine jean-pierre shba jen psaki karine jean-pierre shba

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2022, 07:09

8 orë gjumë janë mjaftueshëm? Mendohuni sërish

Shumica prej nesh e kanë përvetësuar këtë rregull: Një natë e plotë me gjumë do të thotë tetë orë për të rriturit. Por kjo mund të mos jetë më e vërtetë, pasi n...