Politike

‘Grupi i PD me 45 deputetë’/ Murrizi: Nëse 23 ndryshojnë mendje, shkarkojnë Alibeajn

5 Maj 2022, 20:18 Nga DOSJA
‘Grupi i PD me 45 deputetë’/ Murrizi: Nëse 23

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka folur për dritëhijet e procesit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe ndasitë brenda grupit parlamentar demokrat. I ftuar në emisionin Çim Peka Live, në Syri Tv,  Murrizi ka sqaruar situatën brenda grupit parlamentar të PD-së ku theksoi se deputetë të PD-së janë vetëm 45 pasi PD-ja ka qerasur dy grupet e tjera parlamentare në Kuvend që drejtohen nga Fatmir Mediu dhe Mesila Dode.

Sipas Murrizit, mbledhja e sotme e thirrur nga Enkelejd Alibeaj nuk kishte kuorumin e nevojshëm pasi duhen 23 deputetë.

“Deri në shtator 2022 Grupi Parlamentar i PD-së është me 45 deputetë pasi 14 deputetë janë pjesë e dy grupeve të tjera parlamentare të drejtuara nga Fatmir Mediu dhe Mesila Dodes. Që ky grup parlamentar i PD-së, që mbledhja të ketë kuorum për të marë vendim duhet të ketë 23 deputetë të pranishëm, por sot kanë qënë 22 dhe nga këta 3 deputetë kanë qënë por nuk kanë qënë dakord me Alibeajn, por këta 23 të tjerë nesër ndyshojnë mendje, marin firmat dhe ja dorëzojnë Nikollës, ndryshohet tërësisht kryesia e grupit që nga Enkelejdi, dy nënkryetarët sekretarët dhe ka kryesi tjetër. Kryesi e grupit mund të ndryshohet sa herë të duan këta 23 deputetë. Por 23 deputetë nuk janë paraqitur fare në seksion të PD dhe të bëjnë siç thotë statuti biles nuk e dinë fare çfarë është PD-ja. Nga Gazi, Gjonmarkaj, Flutura Pompuri dhe me radhë, këta janë deputetë të PD-së. Për deputetë janë këta,” tha Murrizi.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj myslim murrizi enkelejd alibeaj myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2022, 20:06

A e shohin shqiptarët Berishën në krye të PD?

TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Pa...