Politike

Hajdari: Bardhi do fshihet nga historia e PD! Dëmtoi selinë blu dhe shpërdoroi besimin

5 Maj 2022, 20:43 Nga DOSJA
Hajdari: Bardhi do fshihet nga historia e PD! Dëmtoi selinë blu dhe

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari komentoi situatën brenda selisë blu. E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Hajdari deklaroi se Gazment Bardhi ka shpërdoruar besimin e demokratëve dhe nuk ja vlen ta komentosh ndërsa shtoi se ai do të fshihet nga historia e Partisë Demokratike.

“Nuk ja vlen të komentosh Gazment Bardhin. Ai lloj statusi përveçse tregon që s’e di historinë e PD, të akuzosh emra që kanë kontribuuar shumë aty brenda. Ka sjellë dëmtimin e PD, ai nuk di historinë e PD. Gazment Bardhi kishte një post shumë të rëndësishëm në PD dhe shpërdoroi besimin e demokratëve në një farë mënyrë që historia e tij brenda PD nuk do mbahet mend si Sekretar i Përgjithshëm. Ai do fshihet nga historia e PD. Sot ka akses në Facebook dhe disa ndjekësa, aq sa ka mundësi të komunikojë me demokratët, e shpërdoron,” deklaroi Hajdari.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike gazment bardhi rudina hajdari gazment bardhi rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2022, 20:06

A e shohin shqiptarët Berishën në krye të PD?

TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Pa...