Politike

Berisha: Alibeaj si ministër i Ramës, deputetët po meditojnë, i bindur që do më bashkohen

5 Maj 2022, 20:21 Nga DOSJA
Berisha: Alibeaj si ministër i Ramës, deputetët po

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se çdo deputet i Partisë Demokratik do t’i bashkohet, I ftuar në “Open”, Berisha tha se shumë prej tyre po meditojnë, por që është i sigurtë që do ta kuptojnë se vendin e kanë tek shumica. Për Enkelejd Alibeajn tha se po sillet si ministër i Ramës.

“Nuk i shkuan deputetët, nuk pati kuorum dhe ai dështoi plotësisht, ndaj dhe nuk mori dot asnjë vendim. Enkelejd Alibeaj po sillet si ministër i Edi Ramës. Deputetët ja kundërshtuan qëndrimet dhe doli sikur të ishte një ministër i Edi Ramës. Unë nuk mohoj që në Grupin e PD ka probleme, por kam bindjen e plotë që deputetët, në shumicën e tyre, duke përjashtuar Alibeajn dhe Gazment Bardhin, do të vijnë. Janë akoma në meditim, por vendi i tyre është tek shumica. I bindur jam se progresivisht deputetët do të jenë tek shumica. Unë kam besim në botëkuptimin e tyre politik,”- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj sali berisha enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2022, 20:06

A e shohin shqiptarët Berishën në krye të PD?

TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Pa...