Bota

Guvernatori ushtarak i Donetsk: Faza e dytë e evakuimit të Azovstal ka filluar

5 Maj 2022, 18:34 Nga DOSJA
Guvernatori ushtarak i Donetsk: Faza e dytë e evakuimit të Azovstal ka

UKRAINË- Ka filluar faza e dytë e evakuimit nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, tha për CNN guvernatori ushtarak i rajonit të Donetsk.

“Mund të them se ka filluar faza e dytë e masave të evakuimit dhe operacioni i evakuimit, por nuk dua të them asgjë paraprakisht, më mirë të informoj publikun kur të përfundojë, kur operacioni special të ketë dhënë rezultat”, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk.

“Federata ruse bën gjithçka ndonjëherë në një mënyrë që këto marrëveshje të ndryshojnë, kështu që unë më mirë do të flisja për rezultatet e fazës së dytë të evakuimit,” tha Kyrylenko duke shpjeguar pse ai qëndroi i kujdesshëm.

Guvernatori ushtarak i Donetskut tha se që nga mbrëmja e kaluar artileria e rëndë bombardoi fabrikën e çelikut me sulme sistematike, duke shtuar se kishte një zbulim në terrenin e Azovstal. Sipas informacioneve, rreth 200 civilë mbeten brenda Azovstal.

LAJMI KRYESOR: 71 ditë LUFTË/ Rusia shpall 3 ditë armëpushim, Zelenskyy: Evakuuohen 344 civilë

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi pavlo kyrylenko lufta ukraine-rusi pavlo kyrylenko

Sondazh

Poll