Bota

Zyrtarë ukrainas: Vazhdojnë bombardimet ruse në lindje të Ukrainës, vritet 15-vjeçari

5 Maj 2022, 18:11 Nga DOSJA
Zyrtarë ukrainas: Vazhdojnë bombardimet ruse në lindje të

UKRAINË- Përveç sulmeve gjatë natës në qytetin e Kramatorsk, zyrtarët ukrainas thonë se sulmet ruse kanë rifilluar diku tjetër në lindje të Ukrainës. BBC shkruan se granatimet ruse vranë një djalë 15-vjeçar në Kharkiv, i cili po ndihmonte në evakuimin e kafshëve nga një kopsht zoologjik. Dy persona të tjerë u plagosën rëndë në sulm.

Guvernatori i Mykolaiv thotë se rajoni dhe qyteti “u bombarduan gjithë natën” duke plagosur disa njerëz. Dhe në një postim në Telegram sot pasdite, komandanti ushtarak ukrainas i Luhansk thotë se trupat e katër burrave dhe një gruaje – të gjithë civilë – janë zbuluar në qytetet përreth rajonit pas “24 sulmeve shkatërruese” nga forcat ruse.

LAJMI KRYESOR: 71 ditë LUFTË/ Rusia shpall 3 ditë armëpushim, Zelenskyy: Evakuuohen 344 civilë

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota feldman ecopark lufta ukraine-rusi feldman ecopark lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll