Bota

‘Kam mbrojtur interesat e popullit’,Kurti flet mbi kritikat për darkën me Vuçiç në Gjermani

5 Maj 2022, 17:39 Nga DOSJA
‘Kam mbrojtur interesat e popullit’,Kurti flet mbi kritikat për

KOSOVË– Gjatë vizitës së tij në Gjermani ditën e djeshme kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka darkuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dje emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.

Ky veprim i Kurtit u pa me skepticizëm në Kosovë dhe u kritikua gjerësisht pasi në të kaluarën kur ka qenë në opozitë, Kurti ka qenë kundër takimeve të tilla. I pyetur nga gazetarët Kurti tha sot se ai ska qenë asnjëherë kundër dialogut as në të shkuarën.

E kemi theksuar tash e shumë vite që ne nuk jemi në parim kundër dialogut por ne nuk duam dialog pa parime. Unë edhe mbrëmë si kryeministër i Republikës së Kosovës kam përfaqësuar vullnetin e popullit, kam mbrojtur interesat e shtetit dhe gjithnjë duke e pasur për dysheme dhe tavan kushtetueshmërinë dhe ligjin e Kosovës”, tha ai.

Kurti theksoi se pavarësisht darkës së mbrëmshme qëndrimet dhe parimet e tij mbi dialogut nuk kanë ndryshuar.

Pra, pavarësisht se a ka darkë apo jo dhe pavarësisht se çfarë darke është unë i këtillë jam dhe njësoj ndjehem. Me shumë përgjegjësi për detyrën që mbaj por në të njëjtën kohë edhe me krenari për këtë përgjegjësi që më është besuar”, shtoi Kurti.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni kurti dhe vuçiç ne gjermani kurti dhe vuçiç ne gjermani

Sondazh

Poll