Bota

“Më fal”, Putin i kërkon ndjesë kryeministrit izraelit për komentin e Lavrov mbi Hitlerin

5 Maj 2022, 16:51 Nga DOSJA
“Më fal”, Putin i kërkon ndjesë kryeministrit

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar falje kryeministrit izraelit Naftali Bennett për komentet e bëra nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov për Adolf Hitlerin dhe hebrenjtë. Dy burrat patën një bisedë telefonike sot ku diskutuan ndër të tjera për situatën në Mariupol dhe civilët e bllokuar.

Siç u përmend, falja u pranua nga Naftali Bennett, ky është një veprim mjaft i rrallë, në mos i paprecedentë, nga lideri rus i njohur për komentet e tij të mprehta. Po aq e mprehtë, madje joelegante, është deklarata e Sergei Lavrov.

Bennett është një nga liderët e paktë që ka kontakte telefonike me presidentin rus edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Madje ai kishte vizituar Moskën në mars, ku pati një bisedë të gjatë në Kremlin me Putinin.

Në një intervistë më 1 maj në kanalin televiziv italian Rete 4, të grupit Berlusconi, Sergei Lavrov kishte deklaruar ndër të tjera se “Hitleri ishte gjithashtu me origjinë hebreje ”. Kjo historik e zemëroi Izraelin, ministria e jashtme e të cilit tha se kishte thirrur ambasadorin rus duke përdorur “gjuhë të ashpër” për komentet e Lavrov.

Ministri i Jashtëm izraelit Gair Lapid tha se Lavrov kishte bërë “një deklaratë të pafalshme dhe skandaloze” dhe se “deklarata të rreme dhe deluzive” ishin bërë nga presidenti i “Muzeut të Kujtesës” në Jerusalem.

LAJMI KRYESOR: 71 ditë LUFTË/ Rusia shpall 3 ditë armëpushim, Zelenskyy: Evakuuohen 344 civilë

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi naftali bennet vladimir putin lufta ukraine-rusi naftali bennet vladimir putin

Sondazh

Poll