Bota

Rusia në gatishmëri, simulon sulmin e raketave bërthamore në Kaliningrad

5 Maj 2022, 11:46 Nga DOSJA
Rusia në gatishmëri, simulon sulmin e raketave bërthamore në

RUSI- Rusia po i dërgon një mesazh të ri Perëndimit me “lancimin elektronik” të sistemeve raketore bërthamore që po teston. Frika nga një sulm bërthamor që do ta vendoste luftën në Ukrainë në një fazë edhe më të tmerrshme po rritet.

Sipas Protothemës, në veçanti, Rusia njoftoi se forcat e saj ushtarake po kryenin një simulim të raketave të saj me fuqi bërthamore në enklavën perëndimore të Kaliningradit, në mes të fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë. Njoftimi erdhi në ditën e 70-të të aksionit ushtarak në Ukrainë, i cili ka lënë mijëra të vdekur dhe më shumë se 13 milionë të zhvendosur në krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Si Vladimir Putin ashtu edhe përfaqësuesit e tij ndonjëherë nuk e kanë mohuar drejtpërdrejt një sulm të mundshëm bërthamor në territorin ukrainas. Dmitry Peshkov, Sergei Lavrov, Sergei Shoigu dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së Kremlinit, të pyetur, u përgjigjën se ” për momentin nuk është diçka që po shqyrtohet”.

Gjatë stërvitjeve ushtarake të Rusisë në Detin Baltik midis anëtarëve të BE-së, Polonisë dhe Lituanisë, Rusia praktikoi “lancimin elektronik” të sistemeve të raketave balistike të lëvizshme Iskander me aftësi bërthamore, thuhet në raportin e minsitrisë së mbrojtjes.

Rusia ka vënë armët bërthamore në gatishmëri të lartë menjëherë pasi trupat e Putinit u dërguan në Ukrainë më 24 shkurt. Kreu i Kremlinit ka paralajmëruar për hakmarrje “rrufe” nëse Perëndimi ndërhyn menjëherë në konfliktin në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: 71 ditë LUFTË/ Rusia shpall 3 ditë armëpushim, Zelenskyy: Evakuuohen 344 civilë

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergej lavrov lufta ukraine-rusi sergej lavrov

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2022, 09:42

Lufta në Ukrainë godet ekonominë gjermane

GJERMANI- Dërgesat industriale gjermane kanë rënë ndjeshëm në muajin mars, u tha në të dhënat e publikuar më 5 maj, teksa ekomonia gjermane është goditur nga pu...