Bota

Konferenca e donatorëve! Zelenskyy: Kemi nevojë për mbështetje financiare dhe armatime

5 Maj 2022, 12:47 Nga DOSJA
Konferenca e donatorëve! Zelenskyy: Kemi nevojë për

POLONI– Në konferencën e donatorëve në Varshavë, Presidenti Ukrainas ka kërkuar mbështetje financiare dhe armatime. Nëpërmjet një lidhje live, Zelenskyy tha se Ukraina do të rindërtohet, por për këtë duhen investime të shpejta dhe efikase. 

“Liria duhet të fitojë dhe kjo konferencë është shumë e rëndësishme për ne. Kemi nevojë për mbështetje financiare. Po ashtu kemi nevojë edhe për armatime, por më pas edhe një mbështetje në aspektin humanitar. Do të jetë një lloj plani Marshall, një plan historik. Çdo gjë që është shkatërruar nga lufta do të ndërtohet nga e para. Duhen investime të shpejta, por edhe efikase, në mënyrë që të gjithë ata që janë larguar për shkak të luftës, të kenë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre. Kërkohen investime shumë të mëdha. Ukraina duhet të ecë shpejt në rrugën në anëtarësimin në BE. Ne kërkojmë të përshpejtohen procedurat që Ukraina të bëhet anëtare e BE. Një unifikim do jetë një përgjigje edhe më e ashpër ndaj Rusisë. Ne jemi gati për këtë hap dhe jam i bindur që pjesa më e madhe prej jush e kuptoni këtë“, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Konferenca e Donatorëve/ Rama merr pjesë në Varshavë, ‘paketa’ ndihmë për Ukrainën

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota konferencën e donatorëve 5 maj 2022 konferencën e donatorëve 5 maj 2022

Sondazh

Poll