Ushtari grek Andrew Poppas bëhet kreu i korpusit më të madh në ushtrinë amerikane
SHBA- Ushtari greko-amerikan Andrew Poppas tashmë është bërë gjeneral dhe është në krye të korpusit më të madh të ushtrisë amerikane pas një vendimi të Senatit...
SHBA– Miliarderi Bill Gates ka dhënë një intervistë të rrallë ku ka folur për teoritë e konspiracionit rreth tij të cilat i konsideroi si ‘të çmendura’, për marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein si dhe për kritikat publike që i ka bërë Elon Muskut.
Në një intervistë për BBC, Gates ju përgjigj debateve publike me Elon Musk pasi ai e kritikoi këtë të fundit lidhur me kompaninë Tesla ku tha se vë bast që ajo do të humbasë vlerën e saj.
Bill Gates dikur ishte njeriu më i pasur në botë ndërkohë që këtë titull tani e mban Elon Musk dhe tashmë ata nuk flasim më me njëri-tjetrin. I pyetur konkretisht nëse kishte vënë bast kundër Teslës pasi ai është mbrojtës i klimës, Gates u përgjigj se kjo nuk ka të bëjë fare me ndryshimin e klimës.
“Popullariteti i makinave elektrike do të çojë në më shumë konkurrencë për shitjen e këtyre makinave. Pra, ka një ndryshim midis makinave elektrike që po adoptohen dhe kompanive që bëhen pafundësisht të vlefshme.“-tha Gates.
Gates ka një interes të veçantë për mediat sociale, jo sepse kështu i ka bërë miliardat e tij, por sepse është bërë fokusi i teorive konspirative. Ai ka qenë prej kohësh një avokat i vaksinave dhe ka derdhur miliarda në programet e vaksinimit në mbarë botën. Kjo e ka bërë atë subjekt të pretendimeve të çuditshme dhe të pabaza se ai po përpiqet të ‘spiunojë’ njerëzit përmes vaksinave. Shumë nga teoritë janë promovuar në platformat e mediave sociale dhe janë përhapur gjatë pandemisë.
“Në disa mënyra, pothuajse duhet të qeshësh sepse është kaq e çmendur,” thotë ai.
Gates dhe gruaja e tij Melinda French Gates njoftuan se do të divorcoheshin vitin e kaluar pas 27 vite martesë. Çifti themeloi Fondacionin Bill & Melinda Gates, një nga organizatat më të mëdha bamirëse në botë.
“Jeta ime është shumë ndryshe. Fëmijët e mi janë larguar nga shtëpia, i fundit u largua për në kolegj një vit më parë. Divorci është shumë i vështirë. Ishte një vit i vështirë,” thotë ai.
Martesa përfundoi me raportimet se Gates kishte pasur një lidhje jashtëmartesore. Në mars, Melinda tha gjithashtu se ajo pati dyshime pse ai kishte mbajtur takime me ish-financierin Jeffrey Epstein i cili vrau veten në burg pas akuzave për sulme seksuale.
I pyetur për takimet, Gates e përshkroi bisedën me Epstein si një “gabim”.
“Kam bërë një gabim kur jam takuar me Jeffrey Epstein. E dini, ndoshta instinktet e saj [Melindës] për këtë ishin më të mprehta se të miat. Çdo takim që kam pasur me të mund të shihet si pothuajse falja e sjelljes së tij të ligë. Pra, ky ishte një gabim.“-përfundoi Gates.
(d.a/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
SHBA- Ushtari greko-amerikan Andrew Poppas tashmë është bërë gjeneral dhe është në krye të korpusit më të madh të ushtrisë amerikane pas një vendimi të Senatit...
RUSI-Disa ushtarë të burgosur rusë, kanë kanë treguar si janë trajtuar nga shteti në luftën e nisur në Ukrainë. Ata pretendojnë se janë hedhur në betejë si “&cc...
RUSI- Rusia po i dërgon një mesazh të ri Perëndimit me “lancimin elektronik” të sistemeve raketore bërthamore që po teston. Frika nga një sulm bërth...
KINË-Ekipet e shpëtimit në qytetin qendror të Kinës në Changsha kanë nxjerrë të gjallë një grua nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe gjashtë ditë pas...
BRITANI- Mbretëresha Elizabet nuk do të marrë pjesë në sezonin e festës së kopshtit mbretëror në vitin e saj jubilar dhe do të përfaqësohet nga anëtarë të tjerë...
RUSI-Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka publikuar në Twitter një nga shënimet ‘prekëse’ të shkruar nga një djalë tetë vjeçar. S...
KOSOVË- Ka nisur me protesta seanca e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme pasi deputetët e opozitës kanë nisur të fishkëllejnë dhe të gjuajnë tavolinat teksa...
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë, ka njoftuar se ka shpallur shtatë diplomatë danezë “non grata”. Sipas Sky News, vendimi për dëbimin e diplomatëve është një ...
GJERMANI-Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka qenë edhe ndërmjetës në bisedimet Kosovë -Serbi në vitin 2007, pas takimit mes Kurtit dhe Vu&ccedi...
TIRANË-“Truri i Akademi.al”, 25-vjeçari Dean Çelaj, është padyshim një krenari për Shqipërinë me suksesin dhe punën që e bëri të përzgjedhir ...