Bota

Ish-presidenti i Brazilit: Zelenskyy është po aq fajtor për luftën sa Putini

5 Maj 2022, 12:11 Nga DOSJA
Ish-presidenti i Brazilit: Zelenskyy është po aq fajtor për

BRAZIL- Kandidati kryesor presidencial brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, mbajnë përgjegjësi të barabartë për luftën në Ukrainë, duke e vënë ikonën e majtë në kundërshtim me fuqitë perëndimore.

Sipas The Guardian, në një intervistë me revistën Time të botuar të mërkurën, ish-presidenti tha se ishte e papërgjegjshme për liderët perëndimorë të duartrokasin për Zelenskyy-n, sepse ata po inkurajojnë luftën në vend që të fokusohen në negociatat me dyer të mbyllura për të ndaluar luftimet.

“Unë shoh presidentin e Ukrainës, duke folur në televizion, duke u duartrokitur, duke marrë duartrokitje nga të gjithë parlamentarët europianë. Ky Djalë është po aq përgjegjës sa Putini për luftën”– tha Lula për revistën.

Lula tha se Zelenskiy duhet të ishte dorëzuar ndaj kundërshtimit rus ndaj lëvizjeve të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n dhe të zhvillonte negociata me Putinin për të shmangur një konflikt.

Duke iu referuar rritjes së famës së Zelenskyy si aktor dhe komedian , ai tha se duhet të ketë një bisedë serioze.

“Duhet të kemi një bisedë serioze. OK, ti ishe një humorist i mirë. Por le të mos bëjmë luftë që ju të shfaqeni në TV,”-tha ai.

Sipas tij Biden dhe liderët e Bashkimit Evropian nuk arritën të bënin mjaftueshëm për të negociuar me Rusinë në prag të pushtimit të Ukrainës në shkurt.

“Shtetet e Bashkuara kanë shumë ndikim politik. Dhe Biden mund ta kishte shmangur luftën, jo ta nxiste atë. Biden mund të kishte marrë një avion në Moskë për të biseduar me Putinin. Ky është lloji i qëndrimit që prisni nga një udhëheqës.”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: 71 ditë LUFTË/ Rusia shpall 3 ditë armëpushim, Zelenskyy: Evakuuohen 344 civilë

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi luiz inacio lula da silva volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi luiz inacio lula da silva volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll