Bota

Tensione në Kuvendin e Kosovës, opozita me fishkëllima dhe zhurmë gjatë seancës së sotme

5 Maj 2022, 11:01 Nga DOSJA
Tensione në Kuvendin e Kosovës, opozita me fishkëllima dhe

KOSOVË- Ka nisur me protesta seanca e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme pasi deputetët e opozitës kanë nisur të fishkëllejnë dhe të gjuajnë tavolinat teksa deputetët e LVV-së janë në foltore duke folur.

Sipas mediave vendase, opozita dhe qeveria kanë mosmarrëveshje në liidhje me formimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë. Opozita fillimisht kishte kërkuar formimin e një komisioni që do të hetonte shtrenjtimin e energjisë elektrike ndërkohë LVV-ja erdhi me një kundërpropozim dhe dëshiron një komision që të hetojë çështjet e energjisë elektrike që nga viti 2006.

Në seancën e sotme ka qenë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kërkoi të vazhdojë seanca dhe të themelohet komisioni i propozuar prej tyre.

Ta konsitutojmë themelimin e Komisionit Hetimor sepse në të kundërtën nuk ka asnjë kuptim që të vazhdojmë me një normalitet parlamentar kur mohohet një e drejtë fundamentale e opozitës për ta ushtruar funksionin si opozitë”, tha Tahiri.

Ndërkohë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka tentuar t’i ndalojë fjalën deputetit të LVV-së, Enver Dugolli teksa ky i fundit ishte duke folur në foltore. Ndërsa Dugolli po pyeste për çështjen e armëmajtjes nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, Lushtaku iu afrua, e mori shishen aty dhe me të e godiste foltoren vazhdimisht

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni abelard tahiri glauk konjufca kuvendi i kosoves abelard tahiri glauk konjufca kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2022, 09:42

Lufta në Ukrainë godet ekonominë gjermane

GJERMANI- Dërgesat industriale gjermane kanë rënë ndjeshëm në muajin mars, u tha në të dhënat e publikuar më 5 maj, teksa ekomonia gjermane është goditur nga pu...