Bota

Pas takimit Kurti-Vuçiç, Ischinger: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i vonuar

5 Maj 2022, 10:35 Nga DOSJA
Pas takimit Kurti-Vuçiç, Ischinger: Normalizimi i

GJERMANI-Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka qenë edhe ndërmjetës në bisedimet Kosovë -Serbi në vitin 2007, pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Gjermani ka thënë se normalizimi i raporteve është i vonuar.

Në një postim në Twitter ai theksoi se emisari i BE-së Miroslav Lajçak duhet të japi më shumë mbështetje në vijimin e dialogut si dhe falenderoi se Bundestagun për ringjalljen e përpjekjeve për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd.

Faleminderit @Bundeskanzler për ringjalljen e përpjekjeve për të kapërcyer ndarjen midis Beogradit dhe Prishtinës. Kanë kaluar 14 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe është i vonuar! Miroslav Lajçak ka nevojë për mbështetje urgjente! @albinkurti”, shkruan Ischinger.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan të mërkurën në mbrëmje në një darkë joformale në Berlin, për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar. Darka pasoi takimet e ndara të të dy udhëheqësve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilat u diskutua, siç thuhet, bashkërendimi i reagimeve të mëtejshme ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë si dhe bashkëpunimin rajonal. Kancelari Scholz kishte ftuar në Berlin të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Takimit i ishte bashkuar edhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni kurti dhe vuçiç ne gjermani wolfgang ischinger kurti dhe vuçiç ne gjermani wolfgang ischinger

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2022, 09:42

Lufta në Ukrainë godet ekonominë gjermane

GJERMANI- Dërgesat industriale gjermane kanë rënë ndjeshëm në muajin mars, u tha në të dhënat e publikuar më 5 maj, teksa ekomonia gjermane është goditur nga pu...