Bota

George Soros, Obama dhe qeveritë europiane bojkotojnë Twitterin pas blerjes nga Musk

5 Maj 2022, 09:31 Nga DOSJA
George Soros, Obama dhe qeveritë europiane bojkotojnë Twitterin pas

SHBA- 26 organizata joqeveritare (OJQ) kanë nënshkruar një letër kundër Elon Musk. Ata janë bashkuar për të inkurajuar reklamuesit të bojkotojnë Twitter-in nëse Elon Musk sjell politikën e tij për ‘fjalën e lirë’.

“Marrja e Twitter-it nga Elon Musk do të dëmtojë më tej ekosistemin tonë të informacionit dhe do të jetë një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë publike, veçanërisht në mesin e atyre tashmë më të cenuar dhe më të margjinalizuar”-shkruajnë ata.

Sipas Daily Mail, ata paralajmëruan se reklamimi në Twitter do të ishtë një rrezik pasi kjo do të jetë një platformë që do përforcojë urrejtjen, ekstremizmin, keqinformimin shëndetësor dhe shton teoricienët e konspiracionit. 

“Nën menaxhimin e Musk, Twitter rrezikon të bëhet një gropë dezinformimi, me markën tuaj të bashkangjitur, duke ndotur ekosistemin tonë të informacionit në një kohë ku besimi tek institucionet dhe mediat e lajmeve është tashmë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Ne ju bëjmë thirrje që të kërkoni që Musk të mbajë këto standarde bazë të besimit dhe sigurisë së komunitetit dhe të tërheqë shpenzimet tuaja për reklamat nga Tëitter nëse nuk janë”-thuhej në letër.

Vetë Musk iu përgjigj letrës duke pyetur se kush i financoi. Sipas Musk ata i financoi një shumëllojshmëri e grupeve të parave të errëta si Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të George Soros, OJQ-të e themeluara nga ish-punonjës të administratës së Clinton dhe Obama, donatorë të pasur demokratë, sindikatat e punëtorëve dhe qeveritë e kombeve europiane. 

Njëzet e gjashtë OJQ që nënshkruan letrën janë:

1. Access Now

2. Accountable Tech

3. Black Lives Matter Global Network Foundation

4. Center for Countering Digital Hate

5. Empowering Pacific Islander Communities (EPIC)

6. Face the Music Collective

7. Fair Vote UK

8. Free Press

9. Friends of the Earth

10. Gender Equity Policy Institute

11. GLAAD

12. Global Project Against Hate and Extremism

13. Indivisible Northern Nevada

14. Kairos

15. Media Matters for America

16. MediaJustice

17. NARAL Pro-Choice America

18. National Hispanic Media Coalition

19. Religious Coalition for Reproductive Choice

20. Reproaction

21. Stop Online Violence Against Women Inc

22. The Sparrow Project

23. UltraViolet

24. Union of Concerned Scientists

25. V-Day/One Billion Rising

26. Women’s March

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota foto galeri ceo i twitter elon musk ojq- ceo i twitter elon musk ojq-

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2022, 09:42

Lufta në Ukrainë godet ekonominë gjermane

GJERMANI- Dërgesat industriale gjermane kanë rënë ndjeshëm në muajin mars, u tha në të dhënat e publikuar më 5 maj, teksa ekomonia gjermane është goditur nga pu...