Protestuan për 4 ditë! Banorët e Rinasit entuziazmohen: Edi Rama bravo!
TIRANË– Banorët e Rinasit u lumturuan kur mësuan se rruga do të hapet në dy sense lëvizjeje. Ata falenderuan kryeministrin Edi Rama për vendimin që u...
TIRANË– Politika shqiptare ka shkuar për të bërë homazhe tek varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’, ku kanë vendosur kurora me lule. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, presidenti Ilir Meta është i pari që ka vendosur kurora me lule, ndërsa shfaqet i qetë në krah të socialistëve, edhe pse kryeministri Edi Rama mungon.
Numri një i qeverisë ndodhet në Varshavë, ku do të mbahet Konferenca e Donatorëve për të mbledhur të ardhura për të mbështetur luftën në Ukrainë. Por ishte i përfaqësuar nga socialistët e tjerë që morën pjesë në homazhe. Pas Metës, kurora me lule vendosën, kryeparlamentarja Lindita Nikolla; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj etj.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacional-Çlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”.
Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.
(k.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Banorët e Rinasit u lumturuan kur mësuan se rruga do të hapet në dy sense lëvizjeje. Ata falenderuan kryeministrin Edi Rama për vendimin që u...
TIRANË– Rruga e Rinasit është hapur me dy sense lëvizje. Kjo u vërtetua live nga gazetarët të cilët u bënë me dije qytetarëve se ARRSH mori vendimin ...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rikthyer Rrugën e Rinasit në gjendjen e mëparshme. Tashmë rruga do të hapet me dy kalime dhe po studiohet mundë...
TIRANË-Drejtoresha e shkollës së fshatit në Rinas ‘Rexhë Deliu’, iu është bashkuar protestës së qytetarëve. Ajo bëri të ditur për mediat se sot...
ELBASAN– Dy fëmijët e zhdukur në Elbasan ditën e shtunë, u gjetën mbrëmjen e djeshme pas katër ditësh kërkime nëpër kryeqytet. Siç duket edhe nga p...
KURBIN– Dy operacione antidrogë! Gjatë 24 orëve janë finalizuar operacionet e koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë” në Kurbin. Si rezultat i operacioni &...
TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore luftën në Ukrainë, ku Rusia ka shpallur 3 ditë armëpu...
TIRANË– Më 5 maj shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit, që kanë dhënë jetën e tyre për liri, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptar...
TIRANË– Demokrati, Ibsen Elezi, kërkon që të ndalen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij ...
TIRANË– Paraditen e 16 prillit, Dhimitër Stefa dhe fqinjët e tij u mblodhën të shqetësuar në shkallët e pallatit të tyre në afërsi të stadiumit të Du...