Aktualitet

4 ditë protesta! ARRSH: Rruga e Rinasit do të hapet me dy kalime

5 Maj 2022, 08:22 Nga DOSJA
4 ditë protesta! ARRSH: Rruga e Rinasit do të hapet me dy kalime

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rikthyer Rrugën e Rinasit në gjendjen e mëparshme. Tashmë rruga do të hapet me dy kalime dhe po studiohet mundësia e hapjes së një rruge të re për të çuar në aeroport. Ky është njoftimi i bërë publik ditën e sotme nga ARRSH, të cilët thonë se drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

NJOFTIMI:

Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq. Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit. Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes

LAJMI KRYESOR: Dita e 4-të! Banorët e Rinasit bashkë me fëmijët dalin sërish në protestë, bllokojnë rrugën

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2022, 06:43

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit!

TIRANË– Më 5 maj shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit, që kanë dhënë jetën e tyre për liri, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptar...