Sport

Bluza e Maradonës “Dora e Zotit” thyen të gjitha rekordet! (Fanella më e shitur në botë)

4 Maj 2022, 18:05 Nga DOSJA
Bluza e Maradonës “Dora e Zotit” thyen të gjitha rekordet!

ARGJENTINË- 7.142.500 paund, rreth 8.5 milionë euro. Kjo është shuma e paguar nga një blerës anonim për të fituar fanellën që Diego Armando Maradona veshi në ndeshjen historike Argjentinë-Angli në Kupën e Botës 1986. Në atë takim, Maradona shënoi golin e famshëm me dorë, quajtur më vonë ‘Dora e Zotit’.

Fanella kishte qenë në posedim të Steve Hodge, ish-mesfushorit anglez, i cili kishte shkëmbyer fanellën e tij me Diegon, duke ia dhënë më pas muzeut të futbollit në Manchester. Pastaj Hodge vendosi ta shesë atë.

 

#AuctionUpdate The football shirt worn by Diego Maradona for “The Hand of God” & the “Goal of the Century” at the 1986 World Cup just sold online for £7,142,500 / $9,284,536 – marking a new auction record for any item of sports memorabilia. pic.twitter.com/9OBNG4OjYx

— Sotheby’s (@Sothebys) May 4, 2022

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s organizoi ankandin pasi vërtetoi se fanella ishte e Maradonës. Sot, në ditën e mbylljes, u hodhën shumat dhe oferta më e lartë ishte 8.5 milionë euro. Baza e ankandit ishte mbi 5 milionë euro, ndërsa kjo është fanella më e shtrenjtë e blërë ndonjëherë në ankand.

 

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport maradona maradona

Sondazh

Poll