Sport

Liverpool për rekord, bëhet skuadra e parë që luan të gjitha trofetë në një sezon

4 Maj 2022, 17:53 Nga DOSJA
Liverpool për rekord, bëhet skuadra e parë që luan të

ANGLI– Liverpool për rekord. Skuadra angleze ka arritur të thyejë një numër të konsiderueshem rekordesh ma atë fitore ndaj Villareal.

Skuadra e Jurgen Klopp bëhet e para që në të njëjtin sezon arrin finalen e Kupës së Ligës, finalen e FA Cup dhe finalen e Champions League ndërsa është gjithashtu në majën e podiumit përsa i përket një statistike të veçantë që lidhet me numrin e ndeshjeve zyrtare sezonale të cilat si askush tjetër, Liverpool do t’i luajë që të gjitha.

Në këtë mënyrë, pak javë nga fundi i sezonit, klubi anglez ka mundësinë e artë për të shtuar në muze edhe 3 trofe të tjerë pasi një sukses tashmë e kanë hipotekuar, atë të Kupës së Ligës përballë Chelseat që arritën ta kalonin vetëm pas 120 minutave dramatike të “Wembley”. Për të mos harruar edhe titullin në Premier League ku diferenca me Manchester City-n është vetëm 1 pikë larg.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport liverpool liverpool

Sondazh

Poll