Sport

VD/ Tension në “Selman Stërmasi”, gjyqtari Alla shoqërohet nga forcat e sigurisë

4 Maj 2022, 17:42 Nga DOSJA
VD/ Tension në “Selman Stërmasi”, gjyqtari Alla

TIRANE Ka përfunduar përmes tensioneve ndeshja Tirana-Teuta, për javën e 32-të të Abissnet Superiores. Gjyqtari takimit Laver Alla ishte objektivi i kontestimeve, si nga ana e futbollistëve bardheblu, por edhe tifozëve kryeqytetas, të cilët prisnin fitoren e skuadrës së tyre për të gëzuar titullin e 26-të të kampiones së Shqipërisë.

Por kjo nuk ndodhi dhe ndeshje përfundoi në barazim 1-1, pas golave të Limajt (40’) për bardheblutë dhe Plakut (74’) që barazoi për “Djemtë e detit”.

Fundi i takimit u tensionua, si për rezultatin, por edhe për faktin se gjyqtari Alla ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin Xhixha për protesta, duke bërë që lojtari të humbë edhe takimin e radhës. Përveç tij edhe Najdovski u ndëshkuar me karton të verdhë, duke bërë që bardheblutë të humbasin dy lojtarë mjaft të rëndësishëm për derbi e kryeqytetit ndaj Partizanit.

Me vërshëllyer për përfundimin e ndeshjes, forcat e sigurisë nxituan menjëherë në drejtim të mesit të fushës për të mbrojtur gjyqtarin Laver Alla, të cilin tifozët u përpoqn ta godisnin në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes.

Për rastësi, dhomat e e zhveshjes së gjyqtarëve të takimit në stadiumin “Selman Stërmasi” janë në të njejtin krah ku ishin edhe futbollistët e Tiranës…

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport 100 vjet tirana kryeqytet denohet tirana derbi partizani - tirana ne elbasan 100 vjet tirana kryeqytet denohet tirana derbi partizani - tirana ne elbasan

Sondazh

Poll