Presidenti/ Alibeaj-deputetëve: Mbledhim grupin. PD: S’ke tagër, fokusi te Reforma
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Enklejd Alibeaj ka informuar kolegët e tij në lidhje me gjithçka që ndodhi në mbledhjen e zhvilluar sot...
KAVAJË– Ilvi Meta, 31 vjeç, banues në Kavajë i ka dhënë fund jetës së tij në komisariatin e Policisë së Kavajës, vetëm një orë e gjysmë pasi u vu në pranga dhe u akuzua për vjedhje. Dosja.al mëson se rreth orës 14:00, efektivë të policisë së Kavajës shkruan në shtëpinë e Metës dhe arrestuan të riun, duke e akuzuar për vjedhje. Gjurmët e gishtërinjve të të riut ishin gjetur në një shtëpi të vjedhur në datën 2 prill të këtij viti. Nga kjo banesë në Kavajë ishte marrë një makinë qepëse dhe një prerëse pllakash. Por, pas procedurave të kryera, 31-vjeçari është vetëvarur me çarçaf në hekurat e qelisë së paraburgimit në Kavajë. Rreth orës 15:50, ai u gjet i pajetë nga policët që ishin në turn. Hetimet kanë nisur dhe është ngritur një grup i posaçëm nga Agjencia e Mbikëqyerje Policore për të bërë të mundur marrjen në pyetje të efektivëve të Komisariatit të Kavajës për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë. Vetë Policia e Shtetit deklaron se nuk është pjesë e këtij hetimi.
Por, kjo ngjarje, e dyta në vend pas asaj që ndodhi në Kamëz ka ngjallur mjaft reagime. Babai i të riut, Agim Meta ka hedhur akuza të forta nga efektivët e policisë, për të cilët shprehet se iakanë marrë djalin për ta pyetur në lidhje me një vjedhje, por i kanë thënë se do t’ia dërgonin sërish në shtëpi. E kjo gjë nuk ndodhi. Agim Meta thotë se lajmin e hidhur e ka marrë vesh nga gruaja dhe e bija që i ka gjetur duke qarë në shtëpi, por ende nuk e ka parë trupin e të birit. Nga ana tjetër, Opozita edhe pse e ndarë, këtë herë mban të njëjtin qëndrim. Si ish-kryeministri Sali Berisha edhe deputeti Dashnor Sula mendojnë se kemi të bëjmë me një vrasje. Berisha, në një sttus në Facebook shkruan se Meta është dhunuar për vdekje nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kavajë pasi kanë dashur ta bëjnë që të pranojë edhe autorësinë e krimeve të tjera. Të njëjtën gjë, thotë edhe Sula. Kjo, pasi i riu ishte një preson me precedent penalë, pasi ishte dënuar më parë për vjedhje.
Ky është rasti i dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit. I pari ndodhi në Kamëz, në ambientet e komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelinë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër. Mici ndërroi jetë i asfiksuar, ndërkohë që efektivët shikonin ndeshje futbolli. Për këtë ngjarje, pas hekurave është ndodhet vetëm Dilaver Idrizi, i ndaluari tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Efektivët janë liruar dhe pse vijojnë të jenë nën hetim.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Në fytin e Metës ka të prera, miku: Të zbardhen kamerat, u ka ngelur në dorë policëve
Familjarët e Metës: E detyruan të pranonte krime që s’i ka kryer, s’ka vrarë veten
Vetëvrasja në komisariat, Policia e Shtetit: Hetimet i ka në dorë AMP-ja
Vetëvarja në Kavajë, Berisha flet me emra: Kriminelët rrahin njerëz që të pranojnë krime
FOTOJA- Ky është i riu që vetëvar në komisariatin e Kavajës
Deputeti i PD-së ngre dyshimet: I riu s’u vetëvra, u vdiq në dorë policëve që e rrahën
Babai i të riut që u vetëvar në komisariat: Policë qen, ma morën për një derë
Vetëvrasja në komisariatin e Kavajës, policia: Vetëm një orë e gjysmë pasi u ndalua
VIDEO- Pamje nga Komisariati në Kavajë, ç’po ndodh pas vetëvrasjes së 31-vjeçarit
LAJM I FUNDIT/ 31-vjeçari vrau veten në Komisariat, priten arrestime
(F.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Enklejd Alibeaj ka informuar kolegët e tij në lidhje me gjithçka që ndodhi në mbledhjen e zhvilluar sot...
TIRANË– Fillimisht aplikojnë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, për kryerjen e informacionit me publikun dhe më pas bën aplikimin në QKB, për marrje...
SARANDË– Dy turiste gjermane kanë përjetuar një aventurë me penalon në ujërat shqiptare e ato greke. Në orën 12:00, dy vajza me origjinë nga Gjermani...
KAVAJË– Në fytin e 31-vjeçarit Ilvi Meta jën gjetur shenja të prerash, por ekspertiza nuk ka treguar ende nëse janë shenja të vetvarjes të shk...
TIRANË- Për ekspertët aktiviteti i guroreve është njëri ndër më shkatërruesit për mjedisin duke e bërë shumë të vështirë rehabilitimin.“Në 30 vite këtu ësh...
KAVAJË– Babai i Ilvi Metës, të riut që u gjet i vdekur brenda qelisë së paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Kavajës nuk beson se i biri ka vr...
TIRANË- Ernejt Shyti u arrestua vetëm dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim. I gjendur përballë fakteve k...
DIMAL- Guri i Bardhë me të cilin mburrej dikur qyteti i vogël i Urës Vajgurore, është kthyer në mallkim për të. Kodrat e bukura që rrethonin si kurorë qytetin j...
TIRANË- I konsideruar një ndër ndërhyrjet më shkatërruese në mjedis, biznesi i guroreve prej dekadash po njeh një lulëzim galopant në vendin tonë.Qindra he...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paditur Brisida Shehajn, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-drejtoreshë e Tatimeve. M...