Aktualitet

Presidenti/ Alibeaj-deputetëve: Mbledhim grupin. PD: S’ke tagër, fokusi te Reforma

4 Maj 2022, 19:42 Nga DOSJA
Presidenti/ Alibeaj-deputetëve: Mbledhim grupin. PD: S’ke tagër,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Enklejd Alibeaj ka informuar kolegët e tij në lidhje me gjithçka që ndodhi në mbledhjen e zhvilluar sot ku u ul në tryezë me anëtarë të Partisë Socialiste në lidhje me Presidentin. Në një mesazh dërguar deputetëve, Alibeaj shkruan se rolin e PD në zgjedhjen e Presidentit do ta bëjë me dije në ditët në vijim, por pa lënë një afat. Alibeaj shton se gjatë ditëve në vijim do të zhvillohet edhe një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së në lidhje me këtë çështje.

 “Sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për procesin e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës. Me kërkesën e përfaqësueseve të PD në Konferencë, mbledhja u zhvillua në prezencë të medias, në funksion të transparencës së plotë për publikun. Për ti dhënë kohë një diskutimi të plotë dhe shterues mbi këtë çështje grupit parlamentar dhe për të diskutuar dhe marrë vendimet bashkarisht, kerkuam dhe u pranua që procedura zë shtyhet për në datën 16 maj. Gjatë ditëve në vijim, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit për të diskutuar dhe marrë vendimin mbi ecurinë e këtij procesi dhe rolin e PD në zgjedhjen e Presidentit. Ju përshëndes,”- shkruan Alibeaj në mesazhin e tij.

Ky mesazh ka sjellë edhe reagime. Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e konsideron të pakuptimtë përfshirjen e PD-së në tryezën për zgjedhjen e Presidentit të ri. Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se Rama tashmë ka bërë gati gjithçka e se e ka futur emrin në zarf. Deputeti i PD-së shton se prioritet për Opozitën duhet të jetë Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore. Albana Vokshi e Oerd Bylykbashi shprehen se Salianji nuk ka tagër për tu përfshirë në emër të PD-së në këtë proces.

Ç’ndodhi sot në tryezë?

Më 16 maj do të zhvillohet raundi i parë i votimit të emrit të presidentit të ri në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që u zhvillua sot, palët kanë rënë dakord që me datë 10 maj, do të propozohen emra konkretë nga palët, e më pas më datë 16 do të “digjet” dhe raundi i parë në Kuvend. Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari. Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të. Brenda grupit parlamentar socialist, ku secili prej deputetëve ka propozuar 3 emra të cilët nuk janë bërë publik. Por deri më tani, kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Presidenti, Bylykbashi: Alibeaj asnjë tagër politik për të përfaqësuar PD-në

Presidenti, Vokshi: Alibeaj nuk është i mandatuar për të negociuar

SMS e Alibeajt, Salianji: Rama e futur në zarf Presidentin, fokusohuni tek Reformat

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj zgjedhja e presidentit te ri enkelejd alibeaj zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll