Aktualitet

Familjarët e Metës: E detyruan të pranonte krime që s’i ka kryer, s’ka vrarë veten

4 Maj 2022, 21:17 Nga DOSJA
Familjarët e Metës: E detyruan të pranonte krime që

KAVAJË– Babai i Ilvi Metës, të riut që u gjet i vdekur brenda qelisë së paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Kavajës nuk beson se i biri ka vrarë veten. Në një lidhje telefonike për Syri Tv, Agim Meta tha se trupi i të birit ndodhet në spitalin e Durrësit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore ndërsa ka bërë dhe akuza të forta ndaj autoriteteve duke i akuzuar për vrasjen e djalit brenda komisariatit.

“Nuk më kanë lënë të shkoj atje, përveç çunit të xhajës tim. Vetëm atë kanë lënë. Kisha informacion që u shoqëruar pasi ishte i dehur. Jam shumë i tronditur për të treguar të gjithë ngjarjen,”- tha babai i 31-vjeçarit.

Ndërsa një i afërm i viktimës (djali i xhaxhait) thotë se kushëriri i tij më herët është shoqëruar dhe është detyruar të firmosë në komisariat për të pranuar autorësitë e ngjarjeve që nuk i ka kryer.

“Ilvi nuk e ka vrarë veten. Jemi të tronditur për ngjarjen. Tronditja e dytë pasi nuk na njoftuan. Se kush e ka bërë këtë vrasje, nuk e dimë. Nuk e quajmë vetëvrasje, por vrasje brenda ambientit të komisariatit. Ilvi nuk ka vrarë veten. Ishte djalë i fortë, i qeshur, plot jetë. Ka pasur plane për jetën. E kanë shoqëruar dhe më parë, por sipas të atit që është xhaxhai im, atij i është kërkuar që të firmosë të marrë përsipër ngjarje që nuk i ka kryer. Dyshojmë se e njëjta gjë ka ndodhur dhe në këtë rast. Ai nuk e ka vrarë veten,”-tha i afërmi i të riut.

LAJM KRYESOR:EMRI/ Vetëvritet 31-vjeçari në Komisariatin e Policisë së Kavajës, rasti i dytë pas Kamzës

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilvi meta vetevaret ilvi meta vetevrasje ne policine e kavajes ilvi meta vetevaret ilvi meta vetevrasje ne policine e kavajes

Sondazh

Poll