Aktualitet

Rama padit Brisida Shehajn: Më ka dëmtuar me deklarime të rreme (Kërkon 1 mln lekë)

4 Maj 2022, 19:19 Nga DOSJA
Rama padit Brisida Shehajn: Më ka dëmtuar me deklarime të rreme

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paditur Brisida Shehajn, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-drejtoreshë e Tatimeve. Mësohet se padia e Ramës ndaj Shehaj është depozituar në Gjykatën Civile të kryeqytetit pak ditë më parë.

“Kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës,”- shkruan A2CNN.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë nga ajo. Pas regjistrimit në gjykatë shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Teuta Hoxha për shqyrtimin e padisë, ndërkohë që ende nuk ka është caktuar një datë për seancën e parë. Vetë nënkryetarja e LSI-së në status në Instagram, shkruan se ende nuk është informuar për këtë padi dhe se prek dokumentin zyrtar.

Në profilin e Shehaj nuk gjendet postimi i bërë nga nënkryetarja e LSI-së për të cilin edhe është paditur, por Dosja.al e ka siguruar. Në të Shehaj dëgjohet që ajo Bordin e ngritur nga kryeministri Edi Rama pas rritjes së çmimit të naftës ta konsiderojë një legjitimim të vjedhjes. Pjesë të këtij bordi, sipas Shehaj do të bëheshin vetë ata që e vjedhin naftën. Nënkryetarja e LSI-së i kërkonte Ramës që të nxirrte në terren administratën tatimore për të bërë inventarin e kompanive të naftës, pasi aty do të kuptonte shumë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO e Shehajt që bëri Ramën të shkonte në gjykatë: Bëj inventarin e kompanive të naftës

Rama e padit për shpifje, Shehaj: Pres aktet, faktoj gjithçka që them

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore brisida shehaj edi rama edi rama padit brisida shehajn brisida shehaj edi rama edi rama padit brisida shehajn

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2022, 19:26

Dy tërmete në Kukës, nuk raportohet për dëme

KUKËS- Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Kukës. Mësohet se epiqendra e tërmetit është në fshatin Xhuxhë dhe magnituda është 3.4 e shkallës Rihter.Nga ...