Aktualitet

Në fytin e Metës ka të prera, miku: Të zbardhen kamerat, u ka ngelur në dorë policëve

4 Maj 2022, 21:49 Nga DOSJA
Në fytin e Metës ka të prera, miku: Të zbardhen kamerat, u

KAVAJË– Në fytin e 31-vjeçarit Ilvi Meta jën gjetur shenja të prerash, por ekspertiza nuk ka treguar ende nëse janë shenja të vetvarjes të shkkatuara nga vetë i riu, apo nëse kemi të bëjmë me vrasje. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të dalë në një përfundim më të saktë me përfundimin e verifikimeve.

Nga ana tjetër, familjarë e miq të viktimës tregojnë se efektivët e kanë hunuar Metën dhe jo për herë të parë. Në një mesazh dërguar JOQ, një mik i 31-vjeçarit kërkon që të dalin regjistrimet e kamerave të Komisariatit të Policisë së Kavajës.

“Prsh Joq ky personi nuk eshte hera pare qe hyn ne komisariat per vjedhje. Dhe jo me larg se diten e djeshme ne darke ishim bashke me cunat dhe me Ilvin dhe po bonim muhabet si cuna lagje dhe nuk dukej sikur kishte shqetsim. Duhet te dalin regjistrimet e kamerave sepse policat kan abuzuar atje brenda dhe mund ti ket ngelur ne dore se ai nuk esht se ishte ndonje fizik i madh. Kjo esht policia jon qe duan t’bejn si lidera po jan nji m*t bashk me ate qe i drejton. Duhet drejtsi per Ilvin se ishte njeri i dashur me t tjeret por policat kan abuzuar me siguri dhe duan ta fshehin,”- shkruan miku i viktimës.

LAJM KRYESOR:EMRI/ Vetëvritet 31-vjeçari në Komisariatin e Policisë së Kavajës, rasti i dytë pas Kamzës

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilvi meta policia e kavajes vetevaret ilvi meta ilvi meta policia e kavajes vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll