Aktualitet

VIDEO e Shehajt që bëri Ramën të shkonte në gjykatë: Bëj inventarin e kompanive të naftës

4 Maj 2022, 21:08 Nga DOSJA
VIDEO e Shehajt që bëri Ramën të shkonte në

TIRANËDosja.al ka siguruar video-deklaratën e ish-drejtoreshës së Tatimeve, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj që ka bërë që kryeministri Edi Rama të drejtohet në dyert e Gjykatës së Tiranës. Në një video të publikuar nga vetë Shehaj në Instastory, dëgjohet që ajo Bordin e ngritur nga kryeministri Edi Rama pas rritjes së çmimit të naftës ta konsiderojë një legjitimim të vjedhjes. Pjesë të këtij bordi, sipas Shehaj do të bëheshin vetë ata që e vjedhin naftën. Nënkryetarja e LSI-së i kërkonte Ramës që të nxirrte në terren administratën tatimore për të bërë inventarin e kompanive të naftës, pasi aty do të kuptonte shumë.

“Ka marrë aq shumë angazhime për këto koncensione sa ky nuk e bën dot këtë gjënë, kaq e thjeshtë është kjo gjëja dhe ky thotë që do të bëj një bord e pjesë të tyre do të bëj pronarë të kompanive të naftës, të atyre që na vjedhin, por jam dhe kurioze, kë do të përzgjedhë sepse administrate tatimore, por e drejtuar nga qeveria e Ramës i ka çuar në prokurori për evasion fiskal, mashtrim e pastrim parash. Prokurorët mbyllin dosjet, tani ky zotëria çfarë do të bëjë, do të lëgjitimojë vjedhjen me bord ky? Deri në ditën që ne mbetemi në pritje për të marrë vesh se kush janë hajdutët në bord, se ti e di shumë mirë se cilët janë hajdutët, për të cilët nuk fole kurrë ti, nuk të pashë të denoncojë ndonjë prokuror apo gjyqtar që mbyllin dosjet e këtyre të naftës, apo të fliste për vëllain e atij ministrit që shkarkove që mori rafinerinë dhe e çoi në skrap, të atyre ndërkombëtarëve që vjedhin naftën tonë. Apo të flisje për bankat e nivelit të dytë zotëri. S’e bën ti, se i ke urdhëruar ti këto zotëri, as unë dhe as ndonjë tjetër. Nxirr administratën tatimore në terren, nxirre të bëjë inventarët e kompanive të naftës se do kuptosh shumë aty. Po ndoshta ti i di këto, t’i ka thënë tigri, por s’të leverdis. E nuk e heq dot taksën ti, normal, si ta heqësh taksën,”- thoshte Shehaj.

Kryeministri Edi Rama ka paditur Brisida Shehajn pak ditë më parë. Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë nga ajo. Kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike brisida shehaj edi rama edi rama padit brisida shehajn brisida shehaj edi rama edi rama padit brisida shehajn

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2022, 19:26

Dy tërmete në Kukës, nuk raportohet për dëme

KUKËS- Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Kukës. Mësohet se epiqendra e tërmetit është në fshatin Xhuxhë dhe magnituda është 3.4 e shkallës Rihter.Nga ...