Aktualitet

Shtëpi, punë dhe ndihmë juridike e psikologjike për gruan që dhunohej nga burri

4 Maj 2022, 19:46 Nga DOSJA
Shtëpi, punë dhe ndihmë juridike e psikologjike për gruan

Lidhur me problemin e gruas së dhunuar për 20 vjet nga bashkëshorti, emisioni investigativ “Stop” komunikoi me shoqatën “Në dobi të Gruas” dhe drejtuesja e saj Sevim Arbana, premtoi ta sistemojë në një banesë sociale pas ndryshimit të pashaportizimit. Gjithashtu zonja Arbana do të interesohet edhe për tre fëmijët.

Sevim Arbana: Habi i parë që ajo duhet të bëjë është largimi nga qyteti ku ajo ka banuar, të jetë më e panjohur këtu sepse ajo ende ka frikë nga dhuna dhe nga ajo se çfarë mund t’i ndodhë më pas asaj dhe fëmijëve. Ne i rekomandojmë që pikë së pari të bëjë të gjithë dokumentacionin për pashaportizimin.

Denoncuesja: Siç më ka thënë dhe Sevim Arbana, kam marrë certifikatën familjare që të regjistrohem këtu për pashaportizim.

Gazetarja: Ky është një kusht për t’u strehuar. Pra, duhet të ndryshosh pashaportizimin në rrethin tënd…

Denoncuesja: Që të kaloj këtu në Tiranë.

Sevim Arbana: Hapi i dytë duhet të jetë aplikimi për bonusin e banesës që është një procedurë, por meqë rasti është shumë i rëndë sepse ka një histori dhune shumë të gjatë dhe është me urdhër mbrojtje, etj etj, atëherë ajo mund të aplikojë për bonus shtëpie në bashki, natyrisht me ndihmën tonë do ta instruktojmë. Hapi i tretë është punësimi që zonja është në një punë, por dhe ne mund ta ndihmojmë nëpërmjet agjencisë tonë të punësimit për gra dhe vajza dhe hapësira për fëmijë. Ne mund të lobojmë me organizata të tjera, jo vetëm për ndihma humanitare, por edhe për ndihma zhvilluese që kanë të bëjnë me fëmijët meqë fëmijët kanë dhe rezultate shumë të mira në shkollë. Këto janë të parat. Pastaj, nëse ajo kërcënohet sërish, ne do t’i themi zonjës që të mos tolerojë asnjë sekondë, por brenda 1 minute ajo duhet të na telefonojë ne ose policisë. Shoqata në dobi të gruas do të jetë shumë mbështetëse, do të japë asistencë për zonjën në të gjitha fushat që ajo kërkon.

Me shoqatën “Family”, “Stop” ra dakord që gruas t’i ofrohet ndihmë juridike dhe psikologjike falas. Valbona Treska u shpreh se kjo asistencë do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Psikologia Valbona Treska: Duke marrë shkas nga rasti, që ju prezantoni për dhunën sistematike, që kjo grua ka pësuar për kaq vite me rradhë, neve jemi të gatshëm, i gjithë si staf i qendrës “Family” është i gatshëm për t’i ofruar ndihmë psiko-emocionale për aq kohë sa ajo e ka të nevojshme në mënyrë që ajo t’i rikthehet jetës së mëparshme dhe të jetë e shëndetshme emocionalisht. Jo vetëm gruas, por edhe fëmijëve nëse është e nevojshme do ta shikojmë hap pas hapi që ato të trajtohen psikologjikisht dhe të ndihen mirë emocionalisht. Të ndihen të sigurtë, të ndihen të shëndetshëm!

“Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” i ofruan gruas dhe fëmijëve të saj ushqime e veshmbathje.

Marrë nga Tv Klan

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet sevim arbana valbona treska sevim arbana valbona treska

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2022, 19:26

Dy tërmete në Kukës, nuk raportohet për dëme

KUKËS- Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Kukës. Mësohet se epiqendra e tërmetit është në fshatin Xhuxhë dhe magnituda është 3.4 e shkallës Rihter.Nga ...