Bota

‘Iniciativat që hapin rajonin nga lindja të pavlefshme’, Kurti kundër ‘Ballkanit të Hapur’

4 Maj 2022, 15:01 Nga DOSJA
‘Iniciativat që hapin rajonin nga lindja të pavlefshme’,

GJERMANI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë konferencës me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka folur dhe njëherë kundër iniciativës së Ballkanit të Hapur e inicuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Në fjalën e tij Kurti tha se kjo iniciativë është një tentativë për t’a hapur Ballkanin nga lindja dhe se për Kosovën janë të vlefshme vetëm proceset e inicuara nga Bashkimi Europina.

“Të gjitha iniciativat paralele me procesin e Berlinit, për Kosovën janë të pavlefshme”– tha Kurti.

Ndërkohë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalën e tij tha se Gjermania do të mbështesë respektimin e procesit të Berlinit.

Vullneti është shumë i madh për të bërë ndryshime. E para është rigjallërimi i procesit të Berlinit. Unë e di nga bisedat që kam zhvilluar që procesi i Berlinit vlerësohet shumë nga shtetet e Ballkanit. E di që shtetet e Ballkanit gëzohen shumnë që kancelari i Gjermanisë e vazhdon këtë proces. Ne po përgatitemi ta bëjmë në gjysmën e dytë të vitit” tha Scholz.

Pas fjalës së tij Kurti theksoi dhe njëherë se të gjitha iniciativat paralele me procesin e Berlinit, për Kosovën janë të pavlefshme.

“Iniciativat rajonale ne i mbështesim atëherë kur e kemi BE brenda si vlerë. Të gjitha iniciativat e tjera paralele që duan ta hapin Ballkanin nga lindja ne nuk i konsiderojmë dhe i quajmë të pavlefshme”, deklaroi Kurti.

LAJMI KRYESOR/ Situata me targat dhe dialogu! Kancelari Scholz takohet sot me Kurtin dhe Vuçiç në Berlin

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ballkani i hapur olaf scholz albin kurti ballkani i hapur olaf scholz

Sondazh

Poll