Bota

Nis takimi i Kurtit me kancelarin gjerman, në qendër të bisedimeve dialogu Kosovë-Serbi

4 Maj 2022, 14:08 Nga DOSJA
Nis takimi i Kurtit me kancelarin gjerman, në qendër të

GJERMANI– Ka nisur takimi midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz ku në qendër të bisedimeve do të jetë situata aktuale e sigurisë.

Takimi i cili nisi rreth orës 15:00 do të ketë një bisedë në lidhje me çështjet rajonale, dialogun Kosovë-Serbi dhe për raportet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Shefi i qeverisë gjermane pritet të takohet nga ora 17:30 edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili po ashtu sot ka udhëtuar drejt Berlinit.

Një takim do të zhvillohet edhe mes emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Siç kanë thënë qeveria gjermane këto bisedime do të shërbejnë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

LAJMI KRYESOR/ Situata me targat dhe dialogu! Kancelari Scholz takohet sot me Kurtin dhe Vuçiç në Berlin

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni kurti dhe vuçiç ne gjermani olaf scholz kurti dhe vuçiç ne gjermani olaf scholz

Sondazh

Poll