Bota

‘Mjaft është mjaft’, Kurti i kërkon Scholzit liberalizimin e vizave për Kosovën

4 Maj 2022, 14:19 Nga DOSJA
‘Mjaft është mjaft’, Kurti i kërkon Scholzit

GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin, ka folur rreth liberalizimit të vizave për Kosovën ku theksoi se vendi i tij i ka plotësuar të gjitha detyrat e saj dhe pret të njëjtën gjë nga BE-ja.

Kurti tha se i ka kërkuar kancelarit gjerman gjatë takimit të sotëm që të angazhohet në këtë proces.

Në korrik bëhen 4 vite prej se Komisioni Europian ka rekomanduar  liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë dhe ka konstatuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Tash është koha të thuhet se mjaft është mjaft dhe kjo çështje të vendoset për vendimmarrje në Këshillin e BE-së dhe tani është radha që edhe BE ta bëjë të njëjtën”.-tha Kurti.

LAJMI KRYESOR/ Situata me targat dhe dialogu! Kancelari Scholz takohet sot me Kurtin dhe Vuçiç në Berlin

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti olaf scholz albin kurti olaf scholz

Sondazh

Poll