Bota

Scholz: Të respektohet procesi i Berlinit, Gjermania do të mbështesë përparimin e dialogut

4 Maj 2022, 14:25 Nga DOSJA
Scholz: Të respektohet procesi i Berlinit, Gjermania do të

GJERMANI– Kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti u shpreh se kanë diskutuar për shumë tema, ndërsa paralajmëroi vizitë në Prishtinë.

Scholz ka theksuar se Gjermania do të mbështesë përparimin e dialogut Kosovë-Serbi ku tha se “me Procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë rajon”.

Ai theksoi dhe angazhimin e Gjermanisë në liberalizimin e vizave për Kosovën, të cilën e konsideroi si çështje shumë e rëndësishme për të cilën ai tha se angazhohet vazhdimisht.

Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Europian, në biseda me partnerët; angazhohem me këmbëngulje”, tha ai.

LAJMI KRYESOR/ Situata me targat dhe dialogu! Kancelari Scholz takohet sot me Kurtin dhe Vuçiç në Berlin

(d.a/dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti olaf scholz albin kurti olaf scholz

Sondazh

Poll