Bota

‘Nuk ka patur’, Vuçiç ‘zihet ngushtë’ nga gazetarët gjerman, i kujtojnë genocidin në Kosovë

4 Maj 2022, 13:51 Nga DOSJA
‘Nuk ka patur’, Vuçiç ‘zihet ngushtë’

GJERMANI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është ‘zënë ngushtë’ nga pyetjet e dy gazetarëve gjerman, Nicole Bastian dhe Mathias Brüggmann të cilët i kujtuan se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 kishte vendosur se pavarësia e Kosovës nuk ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare, pasi Serbia kishte kryer gjenocid ndaj kosovarëve.

Në intervistën për gazetën gjermane, Handelsblatt, Vuçiç i kundërshtoi ata  duke thënë se nuk ka patur genocid në Kosovë.

Nuk ka pasur gjenocid në Kosovë dhe nuk ka asnjë vendim të vetëm gjykate që e sheh atë ndryshe”, u përgjigj presidenti serb.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, më 20 prill tha se institucionet janë duke punuar në padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Është duke u punuar intensivisht nga një ekip profesionistësh të cilët po i përgatisin materialet që duhet t’i kemi sa i përket padisë për gjenocid. Çështja e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit që Serbia ka kryer në Kosovë kurrë nuk ka qenë më publike në arenën ndërkombëtare sesa tani”, -ishte shprehur ajo.

LAJMI KRYESOR/ Situata me targat dhe dialogu! Kancelari Scholz takohet sot me Kurtin dhe Vuçiç në Berlin

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll