Bota

Eurofighters gjerman nuk e lejojnë aeroplanin spiun rus të shkel hapësirën ajrore

3 Maj 2022, 18:02 Nga DOSJA
Eurofighters gjerman nuk e lejojnë aeroplanin spiun rus të shkel

GJERMANI- Avionët luftarakë gjermanë kapën një avion zbulues rus mbi Detin Baltik teksa po i afrohej hapësirës ajrore gjermane, raportuan mediat lokale të martën. 

Sipas mediave të huaja, të shtunën, avioni spiun rus ishte identifikuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare jashtë ishullit gjerman të Detit Baltik të Ruegen, duke shkaktuar një alarm të Forcave Ajrore Gjermane.

“Një aeroplan me helikë rus AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten në mbrëmje”,– tha në një deklaratë Ministria Suedeze e Mbrojtjes.

Ministria shtoi se avioni po fluturonte në lindje të Bornholm, një ishull danez në Baltik, përpara se të nisej drejt territorit suedez. Me atë rast, aeroplani rus ka shkelur edhe hapësirën ajrore suedeze.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota avionët luftarakë gjermanë avionet spiun rus lufta ukraine-rusi avionët luftarakë gjermanë avionet spiun rus lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll