Bota

Deputeti gjerman i kërkon kancelarit Scholz mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE

4 Maj 2022, 11:26 Nga DOSJA
Deputeti gjerman i kërkon kancelarit Scholz mbështetje për

GJERMANI– Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, i ka drejtuar një pyetje qeverisë së vendit të tij në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një status në Twitter Abraham ka publikuar përgjigjen që ka marrë nga Qeveria Gjermane, ku shprehet se fjalët janë premtuese pasi vetë kancelari Scholz ka premtuar përkrahje dhe angazhim.

Qeveria Federale Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Është e rëndësishme të qëndrojmë në koordinim të ngushtë me partnerët tonë në BE dhe në Këshill të Evropës”, thuhet në status.

Die Antwort der Bundesregierung auf meine Frage zur Mitgliedschaft von #Kosovo im #Europarat ist sehr ermutigend. Jetzt sollte #GER proaktiv die Bewerbung Kosovos im Europarat unterstützen. Europapolitiker unterschiedlicher Fraktionen unterstützen dies. @FrankSchwabe pic.twitter.com/4ba2VsT5BH

— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 4, 2022

Abraham u shpreh se përgjigja e qeverisë gjermane ishte shumë inkurajuese dhe se Gjermania duhet të mbështesë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Përgjigja e qeverisë gjermane në pyetjen time rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është shumë inkurajuese. Tani Gjermania duhet të mbështesë në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Politikanët evropianë nga fraksione të ndryshme e mbështesin këtë”, ka thënë Abraham teksa e ka etiketuar edhe deputetin tjetër gjerman, Frank Schwabe.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni anetaresimi i kosoves ne ke frank schwabe knut abraham anetaresimi i kosoves ne ke frank schwabe knut abraham

Sondazh

Poll