Bota

Kryerabini i Rusisë: Lavrov duhet t’i kërkojë falje menjëherë hebrenjve…

4 Maj 2022, 10:36 Nga DOSJA
Kryerabini i Rusisë: Lavrov duhet t’i kërkojë falje

RUSI- Kryerabi rus Berel Lazar ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Kremlinit, Sergei Lavrov për komentet e tij për prejardhjen e Adolf Hitlerit. Sipas BBC, Lavrov gjatë një interviste ka thënë se lideri nazist kishte gjak hebre. Ndërkohë ka reaguar menjëherë Lazar në një Agjenci Telegrafike Hebraike duke i thënë Lavrov se duhet ti kërkojë falje hebrenjve.

“Do të ishte mirë nëse ai (Lavrov) do t’u kërkonte falje hebrenjve dhe thjesht do ta pranonte gabimin e tij,”-tha ai.

Lavrov i bëri komentet në përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës nga Rusia si të mbushur me nazist, pavarësisht faktit se presidenti i saj është hebre. Gjermania naziste vrau gjashtë milionë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dënimi ndërkombëtar i komenteve të Lavrov ishte i shpejtë. Por ministria e jashtme e Rusisë mbrojti qëndrimin e ministrit të saj dhe gjithashtu akuzoi Izraelin për “deklaratat e tij antihistorike”.

LAJMI KRYESOR: 70 ditë luftë! Macron paralajmëron Putin, Rusia akuza Izraelit, Bjellorusia nis stërvitjen

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota adolf hitlerit berel lazar sergei lavrov adolf hitlerit berel lazar sergei lavrov

Sondazh

Poll