Bota

VIDEO/ Policia e Shangait nxjerrin me forcë jashtë banesës të infektuarit me Covid-19

4 Maj 2022, 11:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Policia e Shangait nxjerrin me forcë jashtë banesës

KINË- Një video e publikuar e cila po bën xhiro në rrjet tregon policinë në Shangai, Kinë, duke u futur në një apartament banimi për të nxjerrë dy gra që sipas tyre kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas The Guardian, në videon e publikuar duket policët të cilët shkelmojnë derën kryesore në përpjekje për të nxjerr nga banesa të infektuarit me Covid pavarësisht se ata nuk duan të dalin.

Gjatë videos duket që ajo e cila po filmon i thotë që do të lajmëroi policinë por ai i thotë që ata janë policia. Policët duken të veshur me veshje të posatqme të cilat i mbrojnë nga infektimi.

Gratë thonë se komiteti i lagjes së tyre organizoi një ritestim dhe rezultatet e tyre ende nuk kanë dalë. Një ditë më parë Shangai mbylli të gjitha shkolla dhe vendosi shumë masa në kuadër të Zero Covid-19. 

Kryeqyteti është qyteti i parë kinez që ndërmori të tilla mas apër qytetarët e tij me pretekstin që të minimizojnë infektimin. 

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota video galeri covid-19 shangai zero covid-19 covid-19 shangai zero covid-19

Sondazh

Poll