Bota

Pekini rihap qendrën e izolimit masiv në luftën kundër Covid-19

4 Maj 2022, 11:09 Nga DOSJA
Pekini rihap qendrën e izolimit masiv në luftën kundër

KINË- Pekini ka rihapur një qendër izolimi masiv pasi autoritetet kërkojnë të frenojnë një shpërthim të Covid-19 në qytet. Rihapja e tij sinjalizon një rritje të përpjekjeve të kryeqytetit të Kinës për të menaxhuar numrin në rritje të rasteve pa hyrë në një bllokim në mbarë qytetin.

Fillaun të hiqin kufizimet në disa zona, por shumica e njerëzve mbeten të pamndur të largohen nga banesat e tyre. Sipas The Guardian, Kina dje raportoi 5,489 raste, shumica e tyre ishin në Shangai, i cili ka qenë nën një bllokim prej javësh, duke zhvilluar dhe protesta të gjera për mungesën e ushqimit. Pekini raportoi 46 raste simptomatike dhe pesë asimptomatike, duke e çuar numrin total që nga fillimi i shpërthimit të  ‘Omicron’ në rreth 400.

Në një deklaratë, Komisioni Komunal i Shëndetit i Pekinit tha se kishte rihapur spitalin Xiaotangshan si një masë paraprake, duke e përshkruar betejën kundër përhapjes së Omicron si një ‘lojë shahu’. 

Rastet po regjistrohen nëpër qytete dhe provinca të shumta në Kinë, me qindra miliona njerëz nën një formë të bllokimit të plotë ose të pjesshëm.

Virusi është përhapur në zonat që gjenerojnë 40% të prodhimit të Kinës dhe 80% të eksporteve të saj – të gjitha duke u përballur me shkallë të ndryshme kufizimesh.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota pekini pekini

Sondazh

Poll