Aktualitet

RINAS/ Banorët marshojnë drejt shkollës: Do e kuptoni se s’ka mënyrë si t’i çojmë fëmijët

4 Maj 2022, 09:04 Nga DOSJA
RINAS/ Banorët marshojnë drejt shkollës: Do e kuptoni se

TIRANË– Banorët e Rinasit kanë nisur marshimin drejt shkollës së fshatit. Ata kundërshtojnë vendimin e ARRSH me argumentin se shumë shtëpi mbeten të bllokuara nga bërja e rrugës me një sens kalimi. Banorët, thonë se rruga në të cilën po marshojnë tregon se sa e  vështirë është dërgimi i fëmijëve në shkollë. 

“Ne jemi të bllokuar, nuk kemi nga të shkojmë në asnjë lloj drejtimi. Ne tani jemi nisur për te shkolla e Rinasit që dhe ju të kuptoni sa fëmijë janë në shkollë. Nuk ka asnjë mënyrë si t’i çojnë. Pyetni drejtoreshën nga 200 fëmijë, 10 mund të kenë shkuar”, tha një prej banorët.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia. Banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk ka reagime nga ana e qeverisë në lidhje me ngjarjen, protesta mund të përshkallëzohet edhe më tej.

LAJMI KRYESOR: Sërish protestë në Rinas, qytetarët bllokojnë rrethrrotullimin e aeroportit

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll