Aktualitet

ME VD- Lirohet shqiptari që dhunoi macen në Greqi: Kërkoj falje

4 Maj 2022, 08:49 Nga DOSJA
ME VD- Lirohet shqiptari që dhunoi macen në Greqi: Kërkoj falje

GREQI– Lirohet nga qelia e paraburgimit 30-vjeçari që dhunoi macen pasi Prokuroria e cilësoi ngjarjen si kundravajtje dhe jo si vepër penale për keqtrajtim kafshësh. Pas lirimit, shqiptari ende i paidentifikuar, doli dhe dha një prononcim për mediat, duke kërkuar edhe njëherë ndjesë.

“Më vjen shumë keq për veprimet e mia, jam penduar dhe do të ndëshkohem,” –ishin fjalët e para të 30-vjeçarit pasi doli nga salla e gjyqit.

30-vjeçari shqiptar në vitin 2017 u arrestua për trafik droge (u kap me 87 kilogramë hashash) dhe ishte i është caktuar masa e paraburgimit, por pas përfundimit të 18 muajve, gjykimi nuk ndodhi dhe ai u la i lirë. Lidhur me çështjen e maces, 30-vjeçari shqiptar kishte në krahun e tij në gjyq dy dëshmitarë mbrojtës, njëri prej tyre ishte djali që postoi videon në Instagram. Tani pritet që Gjykata të marrë një vendim përfundimtar lidhur me të…

Marrë nga hellasjournal.com

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari dhunoi macen greqi shqiptari dhunoi macen

Sondazh

Poll