Aktualitet

Dita e 3-të! Ulen këmbëkryq, qytetarët në Rinas: Rast unik, s’na lënë të shkojmë në shtëpi

4 Maj 2022, 08:11 Nga DOSJA
Dita e 3-të! Ulen këmbëkryq, qytetarët në Rinas: Rast

TIRANË-Banorët e Rinasit kanë vijuar edhe sot protestën e tyre ndaj vendimit të ARRSH për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Një prej tyre shprehet se po i lejojnë që të shkojnë në shtëpi, pasi u kanë bllokuar rrugën. 

Qytetari: Ka probleme në punë, shkollë, unë nuk e kuptoj, është rast unik që nuk të lënë të shkosh në shtëpi. Do vazhdojmë cdo ditë. 

Kryeplaku: Pamë një version, nëse ka rrugë alternative. Do shkojmë dhe aty, nuk ka ku futet në atë rrugë. Ne kërkojmë që të shkojmë te shkolla.

LAJMI KRYESOR: Sërish protestë në Rinas, qytetarët bllokojnë rrethrrotullimin e aeroportit

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll