Aktualitet

Kryeplaku i Rinasit: Drejtori i ARRSH-së gënjen, nuk ka asnjë rrugë alternative

4 Maj 2022, 08:38 Nga DOSJA
Kryeplaku i Rinasit: Drejtori i ARRSH-së gënjen, nuk ka asnjë

TIRANË– Kryeplaku i Rinasit u shpreh ditën e sotme se ARRSH nuk ka biseduar me banorët që preken nga rruga me një sens. Në ndryshim nga premtimi që iu bëri dje qytetarëve, se po negocionte për të gjetur një zgjidhje, duke kërkuar ndërprerjen e protestës, sot kryeplaku i fshatit edhe vetë ishte i zhgënjyer duke mos marrë asnjë zgjidhje. Ai deklaroi se nuk kanë pasur asnjë bashkëbisedim me zyrtarët e lartë.

Me zyrtarët nuk kemi pasur as bashkëbisedim, drejtori i ARRSH thotë që ka rrugë alternative, por nuk ka! Ne kërkojmë të vijmë te shkolla, në punë, kërkojmë të shkojmë te tokat bujqësore. Rruga që thotë ARRSH nuk zgjidh asgjë, është e njëjta situatë, unë nuk kam mundësi që të vij deri te rruga alternative. Këtu penalizohen jo vetëm 3 fshatra, penalizohen edhe njerëzit që duan të shkojnë në aerport. Nuk çojmë dot fëmijët në shkollë, na kanë mbetur mbjelljet pa asnjë lloj shërbimi. Ata janë treguar shumë indiferent, nuk kanë ardhur fare që të bisedojnë me ne. Nuk kërkojmë as sherre asgjë, ne duam që të shkojmë në punë.‘- tha kryeplaku.

LAJMI KRYESOR: Sërish protestë në Rinas, qytetarët bllokojnë rrethrrotullimin e aeroportit

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll