Aktualitet

“Na bëj naj shoqe”, pezullohet nga detyra komisari nga Divjaka

3 Maj 2022, 19:56 Nga DOSJA
“Na bëj naj shoqe”, pezullohet nga detyra komisari nga Divjaka

TIRANË– Komisari Lorenc Braho, shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pasi denoncimit të publikuar nga emisioni “Stop”, ku Brahp shihet që i kërkonte një konkurrenteje që t’i prezantonte ndonjë shoqe. Në njoftimin zyrtar nga Policia e Shtetit bëhet me dije se komisari ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë.

Reagim i Policisë së Shtetit

Pas transmetimit në emisionin e sotshëm “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisar L. B., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë. Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjës policie, sepse Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në luftën ndaj krimit dhe paligjshmërisë, ndaj askush brenda saj nuk mund të njollosë imazhin e mijëra burra e grave, djemve dhe vajzave të Policisë që punojnë e sakrifikojnë duke zbatuar me korrektësi ligjin.

Shefi i krimeve në Divjakë, Lorenc Braho i ka dërguar mesazhe kandidates që ka aplikuar për në Policinë e Burgjeve, duke i kërkuar t’i gjente ndonjë “shoqe”. Në këtë mënyrë do të ketë në dorë përgjigjen pozitive për vendin e punës, për të cilin ka konkurruar.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet lorenc braho lorenc braho

Sondazh

Poll