Aktualitet

“Kthema dritën!”/ Pakicat rome dhe familjet e varfra pa elektricitet, nesër protesta para Kryeministrisë

18 Korrik 2019, 19:40 Nga DOSJA
“Kthema dritën!”/ Pakicat rome dhe familjet e varfra pa

TIRANË– Ditën e nesërme në orën 11:00 – 13:00, qytetarë dhe aktivistë të pakicave Rome dhe Egjiptiane do të protestojnë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta e tyre do të zhvillohet mes thirrjes “Kthema dritën!” pasi neni 95 i Kushtetutës nuk është miratuar nga Këshilli i Ministrave duke shkaktuar pasoja negative për mijëra familje të varfëra.

Organizata Politike solidarizohet me kërkesat e drejta të këtij komuniteti, por edhe me gjithë familjet në pamundësi ekonomike, duke iu bërë thirrje të gjithë dashamirësve për t’u bashkuar në protestën e nesërme. Energjia elektrike është një e drejtë jetike, jo privilegj!,“-shkruhet në njoftimin e OP. 

Sipas nenit 95 të ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, sigurohet e drejta themelore e familjeve për ndriçim, informim, standart minimal të jetesës dhe lehtësira të tjera në kuadër të aksesimit të energjisë elektrike, veçanësisht për grupet vulnerabël, përfshirë dhe pakicat Rome dhe Egjiptiane.

Postimi i plotë:

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet organizata politike protesta per energjine elektrike organizata politike protesta per energjine elektrike

Sondazh

Poll