Bota

Gjenden tre foshnje të vdekura në bodrumin e një shtëpie në Paris

3 Maj 2022, 20:51 Nga DOSJA
Gjenden tre foshnje të vdekura në bodrumin e një shtëpie

FRANCË– Tre bebe të vdekura janë gjetur në shtëpinë e një mjeku të ndjerë. Mediat franceze shkruajnë se rasti ka alarmuar autoritetet lokale në Paris. Foshnjat e vdekura janë gjetur në një bodrum të një shtëpie në Ville d’Avre, që ndodhet në periferi të Parisit.

Sipas një burimi gjyqësor, autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 3 foshnjave. Mjeku ligjor që ka kryer autopsinë e 3 foshnjave të vdekura duhet të tregojë nëse bëhet fjalë për foshnje apo embrione.

Pronari i shtëpisë ka qenë mjek gjinekolog, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2015.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota france tre fosnja te vdekura ne paris france tre fosnja te vdekura ne paris

Sondazh

Poll