Bota

Kryeministri italian: Hapni negociatat me Tiranën e Shkupin

3 Maj 2022, 18:53 Nga DOSJA
Kryeministri italian: Hapni negociatat me Tiranën e Shkupin

TIRANË– Italia ka ripërsëritur mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Mario Draghi gjatë fjalës së tij para Parlamentit Europian pohoi mbështetjen e Italisë për Shqipërinë, në rrugën drejt BE-së. Ai kërkon tu jepet një shtysë të re bisedimeve me Serbinë dhe Malin e Zi dhe duke i kushtuar më shumë vëmendje “pritshmërive legjitime” të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës, shkruan Financial Times.

“Integrimi i plotë i vendeve që manifestojnë aspirata nuk paraqet kërcënim për stabilitetin e projektit evropian. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në Mars 2020. Ne jemi pro hyrjes së të gjitha këtyre vendeve se duhet të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur,”- ka thënë kryeministri i Italisë.

Draghi përsëriti edhe mbështetjen e fortë të Italisë për Ukrainën e pranimin e saj në BE.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota politike mario draghi mario draghi

Sondazh

Poll