Bota

Forbes zgjedh shpall 30 të rinjtë me influencë ndërkombëtare, në listë shqiptari Dean Çelaj

3 Maj 2022, 17:52 Nga DOSJA
Forbes zgjedh shpall 30 të rinjtë me influencë

TIRANË– Një i ri shqiptar është renditur në 30 njerzit më të suksesshëm nga revista prestigjoze Forbes. Ai është Dean Çelaj, krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me  universitetin e Harvardit. Çelaj është personi që gjatë pandemisë COVID-19, nëpërmjet platformës Akademi.al ndihmoi mbi 500 mijë nxënës të aksesonin mësimin online falas. Ai aktualisht ndodhet në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë.

Çfarë është lista Forbes?

Lista Forbes 30 under 30 është lista e 30 njerëzve më me shumë influencë nën moshën 30-vjecare. Revista prestigjioze Forbes është e njohur për listën e njerëzve më të pasur në botë, e cila rendit miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos, dhe të tjerë, si dhe publikon çdo vit listën e vizionarëve nën moshën 30 vjeç me potencialin me të madh për të rikrijuar biznese dhe që kanë  patur impakt në shoqëri.

Ketë vit jan zgjedhur 30 të rinj nga industri të ndryshme biznesi, sporti, kultura, dhe impakti social. Ne listen e vitit 2022 ka emra të njohur si Kylian Mbappe, Jack Harloë, dhe biznesmenë të famshëm. Emra të njohur në listën Forbes under 30, para se të merrnin famën e tyre, kanë qenë: Mark Zuckerberg, Rihanna, Lebron James, Kylie Jenner, Daniel Ek (CEO i Spotify) dhe 2 nga miliardët më të rinj të kriptomonedhave Vitalik Buterin dhe Sam Bankman-Fried.

Këta emra më pas kanë arritur që të kthejnë kompanitë e tyre me rëndësi botërore si Facebook, Snapchat, Spotify dhe kompani të tjera. Po ashtu këtë vlerësim e kanë marrë dhe emra të famshëm në sport si  Kylian Mbappe (e fituar këtë vit), Marcus Rashford, dhe Lebron James.

Pjesëtarët e listës së Forbes kanë financuar më shume se $2 miliard në projekte të ndryshme në vitin 2022 ndërsa klasifikohen nga revista e njohur si “njerzit që priten të bëjnë ndryshimin në të ardhmen e aferte”. Renditja e Dean Çelaj në 30 më të mirë botërore bën që për herë të parë, në këtë listë, të futet dhe një i ri shqiptar.

(Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

diaspora diaspora dean celaj shqiptari ne forbes dean celaj shqiptari ne forbes

Sondazh

Poll