Bota

Qeveria italiane krijon fondin për kompensimin e viktimave naziste, 20 milion euro për 2023

3 Maj 2022, 17:41 Nga DOSJA
Qeveria italiane krijon fondin për kompensimin e viktimave naziste, 20

ITALI- Me një dekret të posaçëm, qeveria italiane ngriti një fond për dëmshpërblimin e viktimave të nazizmit, më konkretisht, në vendimin përkatës thuhet se “në Ministrinë e Financave krijohet një fond i posaçëm për mbulimin e humbjeve që kanë pësuar qytetarët gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Fondi do të jetë i aksesueshëm për viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në tokën italiane nga forcat e Rajhut të Tretë gjatë periudhës nga 1 shtatori 1939 deri më 8 maj 1945.

Qëllimi është të sigurohet vazhdimësia e zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Italiane, e cila ka hyrë në fuqi me dekret të Presidentit të Republikës Italiane më 14 Prill 1962. Shtetasit që kanë të drejtën e kompensimit kanë apeluan në drejtësinë italiane dhe kanë në dorë një vendim gjykate të Gjykatës së Lartë italiane.

Dekreti hyn në fuqi më 2 maj dhe brenda gjashtë muajve të ardhshëm ministritë italiane të Financave, të Jashtme dhe të Drejtësisë do të duhet të përcaktojnë, në detaje, procedurat dhe kriteret. Mbetet për t’u parë nëse këto dëmshpërblime do të paguhen vetëm për të mbijetuarit apo për pasardhësit e viktimave të mizorive naziste.

Sipas shtypit italian, për vitin 2023 ky fond do të financohet me 20 milionë euro nga buxheti i vendit dhe me 11.8 milionë euro për çdo vit, nga viti 2024 deri në vitin 2026.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota mario draghi mario draghi

Sondazh

Poll